Rreth nesh

Pema e kujtimeve

Ndonjëherë dukem si rreshteri Garcia i Zorros, lejoj shumë gjëra, por impenjohem fort që ta fikim TV në orën 20 e ti lexoj libra fëmijëve. Ajo e bënte më kaq shumë dashuri, zgjidhte gjithmonë librat më të përshtatshëm për moshën e tyre apo për argumentin të cilin donte ti shpjegonte e pastaj fillonte. Ata vareshin nga buzët e saj, e dëgjonin në heshtje totale dhe normalisht e preferonin ndaj meje.

Ndonjëherë kur ishte e lodhur e propozonte: – “Sonte do lexojë Babi!” – po hiç, ata e preferonin. Pastaj unë kur lexoja, ose përktheja në kohë reale historitë në shqip, dhe kjo i vinte pak në vështirësi, ose i përshtatja sipas qejfit duke i treguar çdo herë në mënyrë të ndryshme, dhe kjo i dëfrente pa masë. “Erald!!!” – vinte gjithmonë i përpiktë qortimi i saj. “Librat duhën për ti qëtësuar, jo për ti harbuar!!” – Por historitë e mia përfundonin gjithmonë në beteja masive, kala dibrançe, kilikosje të çmëndur, vrapim me pengesa etj. derisa për orën e vonë njëri prej të dyve fillonte të qante e patjetër faji ishte gjithmonë i imi…

E dija që te kopshti i Emit po i lexonin historitë e kësulave të shkruar nga Munari e kështu mendova ta ndihmoj duke ja lexuar edhe unë çdo mbrëmje në fillim Kësuljeshilen, pastaj kësulverdhën e kështu me rradhë. Gjithçka brënda normës, fëmijët ishin të qetë, veshën bizhamat pa naze e pak pas orës 21 vjehrra mori për të fjetur Ëmin në dhomën e fëmijëve dhe unë Enean tek dhoma jonë. Nuk kaloi shumë dhe çohet e ndez dritën e banjës përballë dhomës së fëmijëve. “Cfarë ka?” – e pyeta. “Ka frikë nga errësira” – më tha gjyshja. Ah shenjë e keqe mendova. Të gjitha herët që fillonte me frikat e ndryshme, përfundonte në të qara të thella, prandaj u përgatita për një mbrëmje në llogore, por nuk mund ta imagjinoja…

Disa minuta më vonë edhe e vogla futet te krevati jonë, ndezim dritën e banjës tjetër dhe e përqafoj fort. Ndërsa provoj ta qetësoj, Enea më pëshpërit te veshi tjetër: ”këndoji Këngën!”. Bravo Enush, ide e mirë mendova. Ishte një refren që kisha shpikur kur Enea ishte i vogël e kishte dhimbje barku. Atëherë i këndoj:

Jo, jo, jo

nuk kam frikë

Kur jam me babin

nuk kam frikë

Thuaji babi që të ikë

Dhimbja e poshtër, dhimbja e ligë

Asnjëherë mos ki frikë kur je me babin, ky ishte mesazhi që me kohën Eneas i kishte mbërritur dhe e qetësonte e pastaj e kisha filluar dhe me të, mgjs në të vërtetë nuk më ishte dashur pothuajse asnjëherë, sepse Emilia nuk qante pothuajse kurrë kur vritej e rrallëherë kishte frikë, të paktën deri sa Eri ishte me ne. Me pak fjalë filloj me këngën, Emi më përqafon akoma më fort e unë përpiqem ta mbaj atë me krahun e djathtë dhe Enean nga ana e majtë. Mbështjellur në krahët e babit dhe me përkëdheljet e Eneas qetësohet pak nga pak e vendos të kthehet të flejë tek nëna.

Enea, përkundrazi, fillon të fshihet poshtë jorganit e nuk më lë ta përqafoj. «Dua të rri vetëm!» – ja ku erdhi dhe sinjali i Eneas. E përqafoj fort, i marr kokën në kraharorin tim dhe i them që babi nuk do ta lërë kurrë vetëm, atë dhe Emin, e do jemi gjithmonë bashkë, por furtuna fryhet e fryhet në mënyrë të pandalshme e shpërthen në një të qarë të furishme: “Dua mamin, dua mamushin tim!” – “Edhe unë Drita ime” – i them, por asgjë nuk e qetësonte. Ndërrohemi me gjyshen për të bërë provë për ta qetësuar, por ngashërimi vashdoi për një gjysëm ore të mirë. 

Si çdo herë që shpërthen në lot, e qetëson kur shkon ta përshëndesi në varreza, që në mëngjes herët para së të shkojë në shkollë. “Mos u shqëtëso shoku, do flas unë me mësuesen nesër, thjesht do arrijmë pak më vonë”. “Ej, e di që kam mbjellë disa trëndafila te mami” – i them. “Me tërë mënd?!, Sa ngjyra? Po blu? Pse jo?” – “Sepse kemi vënë disa të bardha, pastaj rozë e të kuqe e pastaj është edhe pema e ullirit”

“Atë e kam parë, por duhet të mbjellim më shumë!”

“Nuk ka më vënd shpirt, po deshe mund të mbjellim këtu poshtë shtëpisë, kështu je edhe më afër e mund të shkosh sa herë që të duash”

Mbas disa çaste në heshtje më thotë: “Babi, kam një ide! Pse nuk mbjellim një pemë ku të gjithë ata që e kishin xhan mamin mund të vinë e varin një fotografi apo një kujtimin e tyre?!”

Ka goxha kohë që po e mendoj, por e bëj të flasi që të shfryhet. – “Ke ndonjë ide për cilin lloj peme do?”

Duhet të jetë një peme frutash! Ndërkohë që ha frutin, var një foto e pastaj ato rilindin gjithnjë, apo jo?

Duhet të jetë një pemë e vogël, kështu të gjithë mund të arrijnë tek degët për të varur fotot, pastaj kur të rritet do vendosim disa dërrasa që ti përdorim si shkallë për të hipur lart.

Pak pushim, pastaj e bëj për të qeshur. E më vonë më pyet: “Babi pse nuk e hapin pishinën?”- “Sepse ka ftohtë” – i them menjëherë për të ulur tensionin, e bashkë fillojmë të qeshim… sepse pishina ka ftohtë hahaha 🙂

“Babi kam një ide tjetër. Duhet të mbjellim dy! E ke idenë sa njerëz e kanë dashur mamin? Mendoje, do të jenë të gjithë në rradhë për ta vënë kujtimin e tyre… jo jo, një pemë nuk mjafton, mbase as dy, duhet të mbjellim 10…

“Ej, mos po e tepron pak?”

“Duhet ta rrethojmë me shkurre të vogla që të jetë më e mbrojtur e djemtë që luajnë mos ta godasin as me top e as me makinat e vogla. Kështu sa herë që të qaj në darkë më mjafton të hipi sipër krevatit e do shikoj mamushin!”

Ok shpirt, nesër në mëngjes do ikim te mami, pastaj në shkollë e pastaj shkojmë të gjejmë vëndin më të mirë për pemën. Tani fli se u bë vonë. Natën e mirë vogëlushi im!

E Dielë 7/02/2021

Enea Dema

One Comment

  • Helga

    Erjonen e kam njoft nga Ana dhe Bujari ne plazh. Erdhi me Enean me nejt aty ku rrinim dhe ne, sepse edhe une kisha 1 djale pak me te madh se Enea dhe luanin bashke. Kishte nje perkushtim te papare me Enean. Çdo fjale qe mund te them asht shume e varfer para kesaj gjendjeje por te uroj qe qe Zoti te çoje shume force me e perballu gjithe kete. Une shume pak e kam njoft por ishte shume e veçante

Leave a Reply

Your email address will not be published.

The maximum upload file size: 50 MB. You can upload: image, audio, video, document, interactive, text, archive, other. Links to YouTube, Facebook, Twitter and other services inserted in the comment text will be automatically embedded.