Shokët

Update 13/04/2021

Ishte e vështirë të imagjinohej 4 muaj më parë, kur vendosa faqen në internet, se do të shkonim kaq larg. Kishte një vendosmëri shumë të fortë nga ana ime, por në mes të njëmijë vështirësive. Dhe pastaj kontributi juaj, shumë i dëshiruar, përtej të gjitha pritshmërive. Megjithatë jemi vetëm në fillim. E them këtë me bindje, sepse në këto gjashtë muaj, që kur na la, unë kam vazhduar të mësoj akoma prej Saj, sado paradoksale të duket, dhe e gjej Atë në çdo hap që hedh, në bisedat që kemi, çdo ditë e më shumë. Kam shkruar shumë dhe më shumë akoma ngelet për tu botuar, se një trashëgimi kaq e madhe nuk mund të humbitet.

Meqenëse nuk mund të takohemi për këtë përmujor të trishtuar, do të doja që të gjithë ta kujtonim Atë, qoftë edhe vetëm për disa minuta, duke kujtuar një moment specifik me të, se si ju hapi derën kur të gjithë e kishin mbyllur, se si ju përfshiu megjithëse ishit i fundit i grupit, vendosmëria dhe buzëqeshja e Saj, kur keni shkuar në një festë së bashku ose në një nga udhëtimet e çmendura që kemi bërë, dhe shumë të tjera, dhe pastaj thjesht shkruani atë skenë duke filluar me:

Më kujtohet kur … ose I remember when… (for those who don’t speak albanian)

2007-11-18-Nice
2008-06-08-Bologna
2009-12-15-Altran
2010-08-10-Sicilia mare
2010-08-10-Sicilia
2011-01-15-Milano
2011-02-05-Madrid
2011-06-04-Sardegna

E di që ju kërkoj shumë, madje edhe për mua nuk është e lehtë të përballem me gjithë këtë, por pasi ta shkruani, ai moment do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e gjithsecilit dhe mbase një ditë do të hyjë në atë të fëmijëve tanë. Ju jeni akoma kaq shumë dhe momentet magjike kanë qenë të pafundme, jam i sigurt që nuk do të më lini vetëm edhe këtë herë.

Thjesht, Faleminderit!


Kam nevojë për ju dhe e di që jeni të shumtë. Kam nevojë për ndihmën tuaj për të krijuar këtë kontenitor të memories së saj e për ti lënë fëmijëve një trashëgimi të atë që Ajo ka përfaqësuar për të gjithë ne. Do ti ndihmojë për të kuptuar më mirë vendimet që ajo mori për të bërë edhe ata zgjidhjet më të mira. Kush do të tregojë çfarë ka përfaqësuar ajo për të, si jeni njohur, një moment të veçantë të kaluar bashkë, një këngë që keni kënduar apo kërcyer së bashku, më kontaktoni për të shkruajtur një artikull, një histori apo për të publikuar një video të rregjistruar prej jush. Bëjeni edhe për veten, të mblidhni një gjurmë të prekshme të miqësisë tuaj do t’ja u kujtoj sa speciale ishte Ajo dhe raportet që ndërtonte. Ndërmjet tregimeve tuaja, fëmijët tanë do kuptojnë më mirë se sa Grua e Madhe ka qënë mamaja e tyre dhe çfarë trashëgimie ka lënë për të gjithë ne. Së bashku mund të bëjmë shumë më tepër. Faleminderit