Rreth nesh

Te flasesh per Ne tani eshte e veshtire, eshte edhe nje term i gabuar pasi presupozon nje shumes, kur ne thjesht ishim vetem nje.
Ishim shikimi qe kuptoheshim pa folur, ishim puthjet e panumerta e te pasionuara qe shkembenim vazhdimisht, ishim zenka qe nuk mund te mungonte kurre mes dy qeniesh kaq tmerresisht kokeforta, ishim darkat me miqte ne shtepi ku ti gatuaje me fantazi e une mbaja ne kembe muhabetin, zgjidhja me shume kujdes vererat qe ruaja me xhelozi ose birrat artizanale qe gjeja duke bredhur neper Itali, ishim filmat ku te zinte gjumi mbas pak minutash ose serialet qe kohet e fundit, kur gjumi na kishte ikur pergjithmone, me detyroje ti shihja, ishim une me Enean tek i mesoja shahun apo kubin e Rubik e nderkohe qe ti me bertisje se i lodhja koken djalit, luaje e lumtur me kukulla me Emilian, ishim nuk dorezohemi kurre e asgje nuk mund te na heqe buzeqeshjen, ishim nje ekuiliber i mrekullueshem e aspak perfekt qe Ti e beje vazhdimisht magjik!