Pema e kujtimeve pjesa e dytë
Ka kaluar pothuajse një muaj që kur kemi mbjellë pemën e mollës së bashku me disa miq dhe një grup të pandarë fëmijësh.


Ajo do të shoqërojë fëmijët tanë në rritjen e tyre, duke u rritur edhe vetë, duke na dhënë frytet e dashurisë tënde. Mbjellë nën ballkonin tonë në mënyrë që të mund të të shikojmë vazhdimisht, të zbukuruar me zemra shumëngjyrëshe dhe foto të vogla që përjetësojnë momente magjike dhe të paharrueshme.

Nuk gjeta dot fjalët e mia dhe u gjenda në poezinë e shkrimtarit tonë më të njohur

Mall
Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Edhe m’u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylber në mes.
Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
Seç m’u kujtua sot për dreq:
“Të zgjuarit janë bashkë në botë,
Kurse të fjeturit janë veç”.
Në ç’ënderr kemi rënë kaq keq,
Që dot s’po zgjohemi vallë?…
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mall
Ismail Kadare 1976
Sot, dashuria ime, Enea erdhi për të parë me të gjithë klasën e tij dhe mësueset e tij të mrekullueshme, do të kishe qënë shumë të lumtur. Buzëqeshja jote pluskonte në ajër mbi kokat tona. Ata të rrethuan me zemrat e tyre të vogla, sikur donin të mbronin, të përqafuan për të mos u larguar kurrë. Fëmijët tanë nuk janë vetëm, rri e qetë, megjithëse e di që nuk e ke të mundur.



Dje, krejt rastësisht, gjeta këtë zemër të vogël që ke bërë me Enea duke menduar për të gjitha këto. Duke ditur gjithçka, i ke lënë puthjen e fundit që askush nuk mund t’ia heqë dot kurrë…



