Shigjeta e Jugut
Lidhja me jugun nuk është një lidhje, është një kordon kërthizor. Sapo mbërrita në Modena, hap derën e dhomës e takoj shokun e ri. – Nga je ti or mik? – i them. – Kalabrez, po ti? Albanez, i them une! Pak sekonda suspanse pa thënë asnjë fjalë asnjë nga ne të dy. Shumë mendime fluturuan në pak çaste nëpër kokat tona, pastaj ai e theu heshtjen. – Si the që e ke emrin? Erald! – Hajde se kam nja dy birra në frigorifer – më thotë. E kështu u bëmë miq për kokë me të e me vëllezërit e tij.
E pastaj e kishin rradhë Puljezet, ata që shohin majat e Labërisë nga bregjet e tyre kur moti është pa re, atje ku lagen nga i njëjti det kristal si i yni. Shumica nga Leçe e një nga Bari (asokohe i shpallur Kryeqyteti i Shqipërisë nga disa bashkombas gazmorë që e kishin shkruajtur në një mur afër portit të Barit), një i cili më pas do kish kaluar tej e tej detin për të na martuar.
Dhe më pas këngën “Le radici ca tieni”, herë pas here zbavitesha tek bëja Deejay, e vura në një festë miqsh nga Modena që nuk e vlerësuan shumë, le të themi, por për ne përfaqësonte shumë, dukej e shkruar nga njerëz që e kuptonin se çfarë po ndodhte me ne, sepse atyre u kishte ndodhur më herët
…Nëse nuk i harron kurrë rrënjët e tua
Ti respekton edhe ato të vendeve të largëta
Nëse nuk harron kurrë nga vjen
I jep më shumë vlerë kulturës tënde…
Edhe nëse jeta është e vështirë, është më mirë të dish të duash
Edhe kur të duket e pamundur
E mbroj, e mbaj fort në zemër
Kultura ime përfaqëson atë që ka ndodhur dhe do të ndodhë
Në këtë botë, ku nuk ka më vlerë
Kush flet një gjuhë tjetër ose është i një ngjyre tjetër!
Ata të heqin gjithçka, madje edhe dëshirën për të dashur …
Çuditerisht edhe firma per te cilen Ajo punoi 10 vitet e fundit te jetes kishte nje dege te vogel ne Leçe, nje grup i vogel kolegesh me nje njerzillek te jashtezakonshem e me zemer te madhe. Pak kohe me pare njeri prej tyre me shkruajti duke me kujtuar nje mal me episode te ngjashme, po ju sjell atë të tijin:
Mbledhje pafund, mos gabohem rreth katër orë … me sulme nga një mijë fronte,
Ti, unë dhe ekipi të gjithë për të dëgjuar ankesat e të gjithëve për gjëra që ende nuk janë rregulluar,
vonesat në menaxhim, mangësitë teknologjike dhe kulturore që duhen adresuar.
Mbaron mbledhja, të telefonoj, por nuk më përgjigjeshe.
Ankthi im rritej sepse kisha nevojë të dëgjoja për të analizuar të gjitha gjërat që u thanë në takim.
Më more në telefon pak më vonë: “Përshëndetje Fedeeee, më fal, por dola për një moment dhe vendosa të blej këpucë të reja! E di tani ndihem shumë më mirë! Le të flasim për gjërat e tjera më pak të rëndësishme tani. Dhe kur të mbarojmë, të rekomandoj shko edhe ti bli diçka të tillë për vete, unë kështu ndihem më pak fajtore!!!”
Mendova, “por si ja del? Kemi 3 mijë gjëra për të menaxhuar dhe Ajo do të blejmë këpucë!!!”.
Por pas pak kohe kuptova se e jotja ishte një mënyrë për tu rigjeneruar dhe për të përballuar çdo betejë me këmbënguljen tënde!
Faleminderit kolege dhe shoqja ime Erj! Kudo që të jesh!
Erald feat Federico Nicolì



One Comment
Sidita
Sepse eshte ajo…aq me teper qe shopping nuk ishte nder pasionet e saj por kur duhet duhet 🙂