Si Dukat i vogel je
Oooo ai zëri jot
Une të dëgjoj kur po e këndon
- Haaaajdeee cakrrojme gotat
Mooos mëëëë len si të vorfën
Haaajdeee
Dhe më buzëqesh
Ti këndon duke më parë e duke më buzëqeshur
Timbri yt është mrekulli
Ti je akoma gjallë
Je këtu me mua
Më mjafton të zgjas dorën, por ti largohesh
Ja tani fillon prapë
- Si dukat i vogel je
Hajde shpirt ti rri me ne
Na ka dalë një gonxhe e re
Era karajfil po vjen
Hajde…
Jo drita ime, unë nuk kam nevojë të shikoj në ënderr, të shikoj gjithë ditën, je në krahun tim, ecën me mua, më buzëqesh
- Kur ma lujshe shtaaaatiinnn
Ma shtojshe maraaakiiinn
Iku nata zbardhi dita
Nuk shikojmë sahaaaatin…
Kështu u lidhëm bashkë duke kaluar gjithë natën jashtë me muhabete, me ngacmime, me pyetje, edhe me mosbesim, nuk të dukej akoma e vërtetë dashuria ime, doje të kuptoje sa seriozisht e kisha, doje të dije gjithçka, pa e parë sahatin deri në mëngjes kur unë të merrja trenin e parë e të ikja në Ankona pasi kishte lindur nipi im Kevin…mbasi të përcolla, ishte akoma muzgu i agimit, drita pak nga pak po ndriçonte qytetin e fjetur, duke ecur 45 minuta për te stacioni i trenit, më dukej sikur fluturoja, ti ishe e imja, kjo ishte gjithshka që kishte rëndësi! Ti ishe e imja!


