Rreth nesh

Një yll për të kujtuar… në kujtim të një Ylli

Një yll i ri ka lindur! Recitonte një reklamë e viteve 90 e pikërisht kështu ka ndodhur.

Si yjet ndriçojnë në qiell, po ashtu disa njerëz ndriçojnë jetën tonë dhe të njerëzve që na rrethojnë.

Ndalo pak e shiko qiellin. Mendo që tani një yll i vërtetë në univers mban emrin e Saj. Drita e yllit me kod OSR FTG431215, bën pjesë në yjesinë e Orionit, që në antikitet nënkuptonte “dritën e qiellit”, do jetë përgjithnjë e ruajtur me emrin Erjona Ustabeqiri me datë yjore 13 tetor 2020 në mënyrë që Ajo mund të shndrrijë në univers përjetësisht.

Për ta parë Atë duke kqyrur qiellin e natës është e mundur duke ndjekur koordinatat RA 05h36m35.47 -01°57’16.2”, nëpërmjet browser-it duke klikuar imazhin më poshtë ose më mirë akoma duke shkarkuar aplikacionin e posaçëm Osr Star Finder e duke përdorur kodin FTG431215.

Kujtimi i Saj do të vazhdojë të shndrrisi në përjetësi si drita e këtij ylli special.

Bijtë e mi, mami do t’ju shikojë e do t’ju mbrojë gjithnjë nga lart ❤️

Leave a Reply

Your email address will not be published.

The maximum upload file size: 50 MB. You can upload: image, audio, video, document, interactive, text, archive, other. Links to YouTube, Facebook, Twitter and other services inserted in the comment text will be automatically embedded.