Everybody needs somebody…to love
Më kujtohet akoma kur e pamë bashkë për herë të parë filmin, The blues brothers, një film ikonë e vitit 1980 e Ajo më tha – Po si ka mundësi që nuk e kisha parë këtë film më përpara? Aretha Franklin, James Brown dhe Ray Charles përveç dyshes së mrekullueshme Dan Aykroyd (Elwood) dhe John Belushi (Jake), ai me origjinë shqiptare. Babai i dy vëllezërve Belushi ishte nisur për në Amerikë në fillimin e shekullit të kaluar dhe kishte martuar një grua, vajzë e dy emigrantëve shqiptarë. Ky film është i rëndësishëm për familjen tone, përfaqëson një lloj rituali. E kemi pare kaq herë me kushërinjtë në orët e para të mëngjesit gjatë natës së ndërrimit të viteve, saqë mund të recitonim përmendësh pothuajse të gjitha skenat. T’ja tregoja Asaj ishte si ta fusja zyrtarisht në familje përveç kënaqësisë për filmin.
Remember people, no matter who you are and what you do to live, thrive and survive, there’s still something that makes us all the same. You, me, them, everybody… everybody, everybody… Everybody needs somebody to love…
Perveç kolloseve te soul dhe rhythm and blues te gjitha kenget e kolones zanore te filmit filluan te benin pjese te udhetimeve tona duke na shoqeruar verdalle neper Evrope e duke na harbuar ne makine si te çmendur.

E keshtu të mbajtur për dore e duke kënduar me sa kishim fuqi, makina përtypte km një nga një… Para shume vitesh në një panair në Milano, mjaftoi vetëm një shikim për ta ditur çfarë do të blenim tek ai djaloshi të cilin e “masakrova” derisa na e bëri çmimin aq sa doja unë. Nga ai moment “çunat” filluan të bënin pjesë të mobilimit të dhomës së ndënjes në këndin kinematografik bashkë me Audrey Hepburn e cila edhe ajo u perfshi në të njëjtën traktative për çmimin.

Sot ne mëngjes, ndërsa Enea bënte detyrat tek një komshie e Mylfeti vajti të qante te varri i Erit për 4 muajt e mungesës, me zemër të thyer, përballë detyrës për të angazhuar një fëmije kërkues nuk gjeta më mirë se… Do the twist!!
Babi pse po kërcen në mënyrë të çuditshme? – ishte reagimi i pare i Emit para se ta merrja hopa e ta rrotulloja disa herë… Prapë, prapë, prapë – ishte vazhdimi… J
Besoj se Bluzi do të jetë akoma pjesë e familjes tonë për shumë vite akoma. Këto i tregova Asaj sot mbasdite kur vajta ta përshendesja e ndërkohë që përkedhelja foton te guri përkujtimor, mu duk sikur mund t’ja prekja akoma fytyrën e ta shikoja teksa kërcente twist-in nëpër shtëpi…
Ju pershendes me këtë performance fantastike të dyshes tek Saturday Night Live i 1978 – Soul man, pra përpara filmit (mund ta kaloni minuten e parë)


