El Rey Moro
Zgjidh atë që dëshiron! Cilindo? Atë që do ti, atë që të pëlqen më shumë!
Dhe kështu filloi udhëtimi ynë i vetëm si prindër, pa fëmijët, nga të cilët nuk ndaheshe as me mendimin me gjithë garancitë e mjaftueshme që të kishim dhënë, e gjithsesi ishte vetëm për një fundjavë të gjatë. Nuk dua një nga ato hotelet standart, sado të vlefshme janë të gjitha njësoj, unë dua një “tradicionale” dhe gjithashtu në qendrën historike që të mos humbasim kohë dhe energji! Kështu bëje – i thashe, jam dakord.

Zgjodhëm të ktheheshim në Sevilje 11 vjet pasi bëmë tour-in e Spanjës. Kishim qenë atje gjatë disa ditëve të nxehta të verës në gusht shumë vite më parë dhe qyteti na ishte dukur i bukur, por i shkretë me të gjithë njerëzit në det dhe kështu ishim betuar të ktheheshim. E vendosa statusin në FB pak para nisjes dhe përsëri…
-Erald, po vini në Sevilje?
-Po po, jemi në aeroplan …
-Atëherë do të hamë darkë bashkë sonte, unë jam këtu për punë prej disa ditësh J
Ishte Carlo, babai i një shokut të Eneas, gjithashtu edhe një mik e një fqinj i mirë.
Kjo rastësi e pabesueshme kishte ndodhur edhe në Bangkok dhe Tel Aviv, por këto janë histori të tjera.
Dhe kështu filloi ky zbulim i bukur midis shtigjeve të fshehura dhe shesheve me aromë agrumesh të këtij qyteti që përfaqëson kulturën, historinë dhe arkitekturën islame të paktën po aq sa atë spanjolle mbasi ka qenë nën sundimin arab për shekuj me radhë.



Pallati mbretëror dhe katedralja janë dy margaritarë autentikë që nuk duhen humbur dhe ne e shijuam këtë mrekulli pak nga pak, atë që i lejonte trupi i saj, duke ecur për të zbuluar bare, tapas, parqe të mrekullueshëm, godina të epokës koloniale dhe specialitete lokale.











Ne patëm fatin të ishim dëshmitarë të një procesioni të bukur në anën tjetër të lumit një mëngjes dhe pata një ndjesi që e kam hasur vetëm në Spanjë. Ruajtja e traditave nuk bëhet për të gjeneruar turizëm, por për kënaqësinë e ruajtjes së identitetit, për të mos harruar rrënjët dhe për t’ua kaluar vlerat të rinjve, krenarinë për t’ia treguar atë turistëve, por kjo është vetëm një pasojë jo një finalitet. I sheh njerëz thjesht të qetë dhe të lumtur që janë me miqtë dhe të afërmit e tyre, të vishen me rroba tradicionale, të këndojnë dhe kërcejnë në mes të rrugës. Këtë ndjenjë e kisha gjatë tour-it në Spanjë, të bërë në verën e largët të vitit 2008 nga Katalonia e Veriut deri në jugun ekstrem të Andaluzisë dhe isha vërtet i lumtur që e gjeta përsëri, e kisha admiruar gjithmonë.


Nuk mund të humbisnim udhëtimin me biçikletë dhe kthimin disa herë në sheshin e bukur të ndërtuar enkas për Expo një shekull më parë, ende i mrekullueshëm sot.

Pushimet e prishura nga lajmi i trishtuar për mungesën e xhaxhi Kristaqit, një person i kohërave të tjera, kaq i veçantë, i ndjeshëm dhe i vendosur në të njëjtën kohë. Mbaronte për Enean e vogël…
Dhe mbrëmjet tona gjetën shoqërinë e Carlo dhe kolegëve të tij me vendet e testuara nga përvoja e gjatë … SUPER!
Ajo shkëlqente në çdo oborr të mrekullueshëm, hoteli që ajo kishte gjetur kishte gjithashtu një tarracë mbi çati për një aperitiv, asgjë luksoze, por komode e relaksuese dhe pastaj ne mund të ngisnim biçikletat e tyre 🙂
Do të bëja një gabim tejet të madh duke u përpjekur t’ju tregoja qytetin, Sevilja është një përvojë dhe një udhëtim nëpër histori dhe njerëz, për t’u shijuar në gllënjka të vogla, jo të gjitha menjëherë, patjetër do ta dashuroni…
























