Rreth nesh

New Amsterdam

Vdisja së qeshuri netëve të ftohta të dimrit kur lija një temperaturë gjysmë të ftohtë në shtëpi e ajo futej e para në shtrat dhe strukej si një kulish të cilit i kishte hyrë tartakuti

“Eja shpejt, brrrrrr, eja më ngroh”

Por unë vazhdoja me terezi, kontrolloja derën e shtëpisë, fikja dritat, vija celularët në karikim dhe pastaj qetësisht futesha në shtrat disa minuta pas saj. Me dashje, kurrë nuk vendosëm TV në dhomën e gjumit dhe vetëm rrallë herë shikonim ndonjë seri televizive në tablet të shtrirë në krevat.

Gjatë një telefonate me një mik dhe bashkëpunëtor të ngushtë, shpesh herë më ngjan si personazhi i dr. House por në botën industriale, pasi diskutuam disa çështje pune më thotë, e di që po shikoj këtë serialin televiziv, New Amsterdam, është një serial televiziv në fund të fundit, por ka diçka më shumë … dhe kështu netët e mia u bënë të trazuara, si një narkoman duke pritur dozën e tij, ndërsa vija fëmijët në gjumë, duke pritur me padurim që të “dorëzoheshin”. Si një dhimbje në pjesët e poshtme, të cilën vetëm burrat mund ta kuptojnë, ishte një dhimbje që të jepte kënaqësi njëkohësisht, vija fëmijët në gjumë në pritje për të marrë dozën time natën vonë deri në orët e para të mëngjesit.

Fillon menjëherë duke goditur fort, bam, për mua është si të shihem në pasqyrë, personazhi kryesor është një tip punëtor, i sjellshëm dhe i këndshëm, i ndarë midis punës dhe dashurisë. Flijon veten për diçka që e konsideron superiore, ai është një super hero modern.

Si mund të ndihmoj?! – kjo është shprehja e tij.

E gjej veten time të treguar nga ana e personazheve të ndryshëm dhe personazhe të ndryshëm flasin me mua, ata flasin për mua dhe për atë që kam përballuar në dy vitet e gjysmë të fundit. Ky film flet për 30 muajt e mi të fundit, më mirë sesa do të isha në gjendje ta bëja unë.

Dhe e gjeta veten në të njëjtën skenë kur për arsye parimi, drejtësie dhe respekti për marrëdhëniet njerëzore ndaj një klienti, i shkrova fabrikës tonë për të më dërguar IBAN sepse nëse kompania ime nuk paguante, unë do të kisha paguar nga xhepi im.

Dhe u gjenda në të njëjtën skenë ku, për shkak të burokracisë së brendshme, nuk arrija të merrja kartvizitën time pikërisht si një targë mbi derë …

Dhe unë u gjenda në të njëjtën skenë kur je përtokë ose edhe më poshtë dhe kolegët e tu shndërrohen në vëllezër, bashkëpunëtorët në oficerë të lartë dhe zogjtë rriten e bëhen shqiponja.

Dhe e gjeta veten në të njëjtën skenë kur një njeri i dashur përtyp kimio si karamele dhe prodhon vetëm buzëqeshje.

Dhe pastaj ajo këngë kaq e datuar, kaq e thjeshtë dhe aq e fuqishme në të njëjtën kohë.

Dashuria jote më ngriti më lart

Se jam ngritur ndonjëherë më parë

Kështu vazhdo

Kalit dëshirën time

Dhe unë do të jem në krahun tënd

Përgjithmonë më shumë

Ti e di dashuria jote

Vazhdon të më ngrejë

Lartë

Më lartë edhe më e lartë

Thashë dashuria jote

Vazhdon

Të më ngrejë

Lartë dhe më e lartë

Dëgjo

Një herë isha i dëshpëruar

Zhgënjimi

Ishte shoku im më i ngushtë

Por pastaj ti erdhe

Dhe ai shpejt u largua

Dhe ju e dini se ai kurrë

Nuk u shfaq më përsëri

Kjo është arsyeja pse dashuria jote

Vazhdoni të më ngrejë

Lartë

Më lartë edhe më e lartë

Unë jam aq i lumtur

më në fund të gjeta

Po, Ajo në një milion vajza

Dhe tani me

Krahët e mi me dashuri të përqafoj

Zemër, mund të ngrihem në këmbë

Dhe të përballoj botën

Dhe e gjeta veten në të njëjtën skenë, me të njëjtin pështjellim që ngrihej në fyt, në gjunjë duke mbajtur dorën e saj ndërkohë që ishte në shtrat dhe e vetmja e vërtetë që munda ti thoja ishte e njëjta që thotë personazhi në film: Të dua!

Dhe e gjeta veten në të njëjtën skenë, kur dashuria e jetës tënde kolapson përpara teje, dhe shumë herë i përmbahesh rregullit të inxhinierit që qëndron i ftohtë mbi urë ndërsa ajo shembet duke u munduar të shpëtosh njerëzit dhe nëse është e mundur edhe urën, por hera e fundit ishte e tmerrshme; ura tashmë ishte shembur dhe dëshpërimi më pushtoi.

Dhe e gjeta veten në të njëjtën skenë kur “si një shaka” shkëmben dëshirat e fundit se si do të donit të vdisni dhe ku të varroseshit dhe përgjigjja e Saj ishte: “Unë dua të rri gjithmone afër teje dhe fëmijëve tanë”.

Dhe u gjenda në të njëjtën skenë, pa i thënë kurrë, atyre që u përpoqën të më rrinin pranë

“Po përpiqesh të më mbash larg…”

“Po mundohem të të kursej

Nuk dua ta ndjesh këtë

Unë nuk dua që ta përjetosh këtë

Nuk eshte e drejte”

Dhe u gjenda në të njëjtën skenë të atyre që vuajnë nga mungesa e të dashurit të tyre dhe buzëqeshjes së tyre të jashtëzakonshme dhe e gjejnë atë në çdo çast e në çdo vënd …

Dhe flitet për ndjenja të vërteta, si ti perballosh ato, si ti shprehim ato, dhe Ivan Drago brënda meje nuk ishte i përgatitur për ta bërë këtë. Unë duhet të rregulloj gjëra që nuk funksionojnë mirë, nuk më kanë përgatitur për të nxjerrë fantazma nga truri i një vajze 4 vjeçare ose për ti thënë një djali 7 vjeç, djalit tim, herët në mëngjes se mamaja e tij vdiq një natë më parë, por ky film disi e bën, për mua të paktën.

Do kisha dashur aq shumë ta shihnim në tabletin tonë, të futur së bashku në shtrat në një natë të ftohtë dimri ndërsa unë të ngrohja këmbët. Do të ishim afruar edhe me shumë, ti do të ishe prekur, të gjeja të mrekullueshme kur qaje, do të ishim rritur bashkë, të kapur për dore.

Dhe pastaj u gjenda në të njëjtën skenë kur them: “A e pe, kjo është gruaja ime, jo keq eeee?! Kam ditur të zgjedh… “

Leave a Reply

Your email address will not be published.

The maximum upload file size: 50 MB. You can upload: image, audio, video, document, interactive, text, archive, other. Links to YouTube, Facebook, Twitter and other services inserted in the comment text will be automatically embedded.