Rreth nesh

Librat

Ky artikull mund të jetë një libër më vete, sepse pasioni i saj për librat nuk njihte kufij dhe daton që nga fëmijëria. Që fëmijë ajo bluante me zell libra në libraritë e lagjeve, vende shumë të shtrenjta në Shqipërinë e asaj kohe që po rizbulohen përsëri në Tiranë. Nga ana tjetër, unë lexoja, por pa ndonjë dashuri të veçantë derisa në shkollën e mesme një “duel” në distancë të gjatë me mësuesen e letërsisë më bëri gati ti urreja. Dhe pastaj e “takova” Stefan Cvajgun dhe u dashurova me novelat e tij, përfshirë “Novelën e Shahut”, edhe për shkak të pasionit tim për lojën. Dhe pastaj Tolstoj, unë gjithmonë mahnitesha nga aftësia e tij për të befasuar, kurrë banale dhe e paparashikueshme. Kadare, përveç që është shqiptar dhe disa herë i nominuar për Çmimin Nobel për letërsi, besoj se është një nga shkrimtarët më të fuqishëm për atë që shkruajti, për finesën dhe forcën e gjuhës së tij dhe për momentin në të cilin e shkroi atë. Unë u bëra një lexues i zellshëm gjatë provimeve më të vështira të universitetit. Pasi kisha nxehur trurin me 12-14 orë radhazi të analizës matematikore, përpija libra të tërë, zhytesha në botë të panjohura, më ndihmonte të largoja mëndjen nga logaritmet, seritë Fourier dhe integralët e përgjithësuar. Kur u takuam, 17 vjet më parë, ajo ishte në një lloj pushimi të detyruar për shkak të shumë vështirësive me të cilat përballej çdo ditë për provime, punë të ndryshme për të përballuar shpenzimet, etj, por sapo mbaroi studimet rifilloi me ritmin e saj. Më bëri të zbuloj letërsinë japoneze dhe disa klasikë italianë dhe së bashku shkëmbenim mendime për librin e ardhshëm. Pastaj i dhurova asaj një Kindle, modelin më të mirë të disponueshëm në atë moment, me një mbulesë të bukur lejla. Ishte dashuri ne shikim te parë! Kështu ajo mund të lexonte në tren gjatë rrugës për në punë, pa shtuar ngarkesa të tjera në shpatullat e saj të brishta, natën pa shqetësuar askënd dhe madje edhe kur kishte fëmijët në gji. Dhe kështu investimet në libra elektronikë u bënë të rëndësishme dhe pastaj “infektuam” edhe motrën time, së cilës i dhurova të njëjtin model Kindle dhe me të cilën ajo ndau të njëjtën llogari për të ndarë edhe librat që lexonte. Sapo mbaronte librat, fillonte presioni të më tregonte për ta, më pëlqente shumë edhe ndonëse herë-herë bëja sikur e nuk doja. Më kujtonte veten time të disa viteve më parë; një libër është një thesar shumë i madh për ta mbajtur vetëm dhe biseda për të me të tjerët të bën të zbulosh këndvështrime alternative, anë të personazheve që nuk i kishit menduar, aspekte të ndryshme.

Kur zbuloi sëmundjen kishte frikë se nuk do ishte prezente në ditën e parë të shkollës së Eneas, megjithë sigurimet e mia, dhe atë ditë në shtator 2019 ndoshta ishte më e emocionuar se vetë ai. Disi arriti ta vendoste në klasë së bashku me miqtë nga kopshti dhe fëmijët e fqinjëve, kështu që ndrojtja e tij u kthye në siguri, ndërkohë që shkolla ishte një shesh ndërtimi, me dritare pa xhama e inerte nëpër këmbë, një grusht në sy. Kështu, bashkë me një grup nënash të tjera, sfida tjetër erdhi natyrshëm:  Të shndërronit atë dhomë nga një depo me kuti dhe sende të vjetra në një bibliotekë komode për fëmijët tanë. Pasi kapërcyet të gjitha pengesat burokratike dhe inventarizuat gjithçka, doli se librat ishin të paktë dhe shumë të vjetër. Përpara atëherë me një tjetër iniciativë me një shtëpi botuese ku për çdo libër të blerë ata i dhuronin një tjetër bibliotekës. E kështu sensibilizuat të gjithë prindërit e shkollës dhe më në fund gjithçka ishte gati.

Salla e leximit ne shkollën Fermi
Salla e leximit ne shkollën Fermi
Salla e leximit ne shkollën Fermi

Ti dhe nënat e tjera shkonit ti lexonit me turne fëmijëve dhe kjo ta bënte zemrën mal. Enea ishte krenar për nënën e tij dhe duke e ditur që ti ishe aty pranë, ai ishte shumë më i qetë në klasë.

Dhe pastaj u njohe me Patrizia-n, përgjegjëse e bibliotekës komunale, në Segrate, shumë e bukur dhe e frekuentuar, dhe së bashku me të, Rozin dhe nënat e tjera mendonit si të përfshinit edhe më shumë lexuesit, të huajt dhe fëmijët. Kështu organizove orën e leximit në gjuhë origjinale për fëmijët pranë sallës për më të vegjlit. Prindërit lexonin kinezçe, rusisht, arabisht, shqip etj. dhe fëmijët tërhiqnin rrepat ose i hidhnin miell njëri-tjetrit si ujku te kecat shumë të lumtur, sepse kjo ishe ti, gëzim dhe lumturi.

Dhe pastaj u angazhove me Franceskën për të përhapur sa më shumë librat e mrekullueshëm të Usborne në anglisht dhe pastaj dhe pastaj dhe pastaj …

Dhe pastaj përfundove mes rreshtave të këtij libri virtual ku duke shkruar dhe duke rrëfyer vetveten, gjej shoqërinë tënde sikur të ishe këtu, ulur pranë meje në ballkonin tonë të mrekullueshëm, me vështrimin tënd të ëmbël. Dashuria ime, unë do të punoj shumë për të siguruar që e gjithë kjo të mos humbasë dhe për të transmetuar këtë pasion tek fëmijët tanë për t’i bërë ata të zgjedhin book në vend të Facebook. Jo, më falni, kjo batuta me doli keq … por nuk mund të mos ta shkruaja, nuk do të isha unë ndryshe, kësaj here le ta mbyllim me një buzëqeshje J

Leave a Reply

Your email address will not be published.

The maximum upload file size: 50 MB. You can upload: image, audio, video, document, interactive, text, archive, other. Links to YouTube, Facebook, Twitter and other services inserted in the comment text will be automatically embedded.