Zanafilla…
Ndersa çdo qelize e trupit tim klithte nga dhimbja e shigjeta e kohes tregonte gjithnje Adelante siç thoshte Rosy, une zhytesha gjithmone e me shume ne vorbullen e te kaluares. Me mungonte gjithçka prej saj…
Arrij te imagjinoj edhe pa mbyllur syte, e mrekullueshme si gjithmone gjate pushimeve tona te fundit ne Zante. Ato mollezat qe dilnin si qofte pore mbi fytyren tende, ishin si nje frut qe duhej vjelur e me vinte ti perkedhelja vazhdimisht. Ndonjehere beja gjasme sikur ti kafshoja, pa i mbyllur dhembet, dhe ti leshoje nje piskame te rreme sikur po vuaje e pastaj qeshnim te dy…
Edhe pak afrohej ditelindja e Eneas e pastaj Krishtlindjet, e me dukej vertet i veshtire perballimi i ketyre momenteve pa ty…
Shkrimet e mia vazhdojne, por misioni afatshkurter ishte te vija online sitin brenda dates 13. Dy muaj pa ty Drita ime me duken nje pafundesi, nje renie pa fund si Liza ne boten e çudirave ku shpresa dhe deshira eshte gjithmone e njejta, qe e gjitha kjo mos te jete e vertete, qe te hap syte e te gjej prane meje me ngrohtesine tende, me vitalitetin e buzeqeshjen e jashtezakonshme e puthjet e tua te embla. E nderkohe dhjetera fotografi me mbushin e me zbrazin zemren me ndenja kundershtuese, kenaqesi per momentet fantastike qe kemi kaluar e brengosje per humbjen e madhe.
Zemer, dua ti ndaj me njerezit qe te deshen me shume ne Jete e te krijoj Trashegimine per dy Lepurushat e vegjel qe vazhdojne te kerkojne dite e nate. Kur te rriten ketu do te gjejne çfare ke perfaqesuar per mua e per shume njerez te cileve i preke telat e zemres me shume miresi, edukate dhe entuziazem. Pak nga pak shpresoj qe ky website te marre forme edhe me ndihmen e secilit qe do te lere nje gjurme te miqesise apo thjesht çfare ke perfaqesuar ti per ta.
Per mua ke qene nje liber i hapur nga ku mund te mesoja shumeçka e ku me duket se teper pak arrita te marr. Me tregove si te jesh prind, kur te jesh e rrepte me femijet e kur esenca e dashurise me te paster, si te jesh bashkeshorte apo guzhinjere origjinale e shume te tjera. Kemi jetuar me pasion te paarritshem prej shumekush e prej teje do mbaj gjithnje prane ndjenjen e shijimit te çdo çasti ne kerkim te me te bukures qe mund te na ofroje kjo bote.
Te dua shume ♥️


