Pylli i Eraldit
Ashtu si në filmin The terminal, ai pret, pret gjatë gjithë kohës për të përmbushur kërkesën e babait të tij, për të përfunduar ëndrrën e tij.
Po pse? – pyet C. Zeta Jones, me shumë ëmbëlsi.
Sepse ai do të kishte bërë të njëjtën gjë – Tom Hanks përgjigjet po aq sinqerisht.
Nuk e di se çfarë do të kishte bërë Ajo në vendin tim, por e di që misioni i saj i fundit dhe më i madhi ishin fëmijët e saj. Të jesh në gjendje t’i bartësh në bark për 9 muaj dhe më pas t’i lindësh është një veprim i jashtëzakonshëm që çdo nënë kryen, por ajo e bëri atë me vendosmëri të paparë pas shtatzënive të tmerrshme dhe lindjeve në të cilat ajo rrezikoi jetën e saj, pa e llogaritur kurrë ndaj foshnjave që po lindnin.
Dhe pastaj mënyra për t’i rritur, dashuria e transmetuar, rëndësia e studimeve dhe leximi, mirësjellja, kalitja e karakterit të tyre dhe shumë më tepër … Ky ishte misioni i saj që do ta çoj përpara me çdo kusht, duke u përpjekur të ruaj buzëqeshjen e fëmijëve të mi të mrekullueshëm.
Të Dielën do të lëmë një gjurmë të fortë të ekzistencës dhe rrugëtimit të saj, të buzëqeshjeve dhe mendimeve të bukura të mbjellura nëpër botë. Ky vend, si e gjithë provinca e Modena-s, ishte dhe do të jetë një vend i rëndësishëm për familjen time, në fillim i ftohtë dhe pothuajse jo mikpritës, pastaj me kalimin e kohës i ngrohtë dhe i dashur si një shtëpi. Pikërisht si shumë udhëtime të bëra me tren gjatë viteve të para të universitetit e të gjitha u mbylleshin në të njëjtën mënyrë, me zërin e altoparlantit: Modena, stacioni Modena-s… erdhëm në shtëpi, dashuria ime.
Bosco në të gjithë këtë është si perlat në një gjerdan ose diamante në një kurorë. Por si, si mundet që një festë e Unitetit të jetë kaq përfaqësuese?
Ky ishte gjithashtu një udhëtim, në fillim isha i fundit i rradhës e shpejt e gjeta veten duke ngarë kamiona dhe traktorë, duke ngulur shtylla e ngritur gardhe deri në drejtimin e 40-50 të rinjve pak më shumë se adoleshentë duke u përpjekur të ekuilibronin llogaritë, argëtimin, team building do të thonim sot, dhe marrëdhëniet me shokët “e vjetër”.
Puna vullnetare të dielave në restorantin Traduzionale ose qëndrimi në rrugën Albergati mbrëmjen e fundit me fishekzjarre të mbetet brënda përgjithmonë. Penne alla Albergati në mesnatë, shishet me limoncello për trupat gjatë mbrëmjeve të paharrueshme në ambientet e diskos që përfundonin në 3-4 të mëngjesit, si dhe kovat e ujit pas çmontimit të natës së fundit në 5 të mëngjesit dhe praktikisht gjatë çdo darke, krijuan shoqëri të bukura për 10 vjet me radhë dhe na bënin pjesë të një rruge dhe një mendimi që është gjithnjë e më e vështirë për t’u shpjeguar ditët e sotme.
Episodet do të ishin të panumërta, dolli me rimë në sulm por edhe në përgjigje, zizat e përfunduar në kanalet e shkarkimit, pa harruar atë që do të quhej varianti Zippo këto ditë, si dhe ndeshjet e futbollit Itali – Shqipëri me këndimin solemn të dy himneve kombëtare në 2 të mëngjesit dhe që gjithmonë përfundonin në një mënyrë anormale me fitoren fikse të “mysafirëve” të cilët tashmë ishin bërë edhe njerëz të shtëpisë.
Më shumë se 20 ditë shumë të rënda nga pikëpamja fizike midis fundit të korrikut dhe fillimit të gushtit, por të dobishme për të forcuar miqësi, demaskuar dembelët, argëtimi si të çmendur, për të lindur dashuri të reja, për të hedhur dikënd ne shatërvan dhe për të zbluluar se çfarë do të bësh kur të rritesh, që është të jesh në kontakt me njerëz, të menaxhosh burime, të përcaktosh një buxhet, të pretendosh respekt, etj.
Isha aq në simbiozë me ate vënd dhe gjithçka që rrotullohej rreth tij, saqë vlerësova edhe idenë për t’i kërkuar asaj të martohej me mua këtu, por nuk ishte e rastit. Dhe kështu përfitova nga dasma e një miku shumë të dashur siçilian që jeton në Modena, për të bërë një turne në Siçili dhe për ti kërkuar që të martohej me mua në Taormina. Zgjodha një mbrëmje të bukur në atë vend të mrekullueshëm dhe në fund Ajo ishte shumë e lodhur për të thënë jo, mund të thuhet që e mora nga cfilitja 😜 …











