Udhetimet
Udhetimet…Jeta jone e perbashket ne te vertete ishte pikerisht nje udhetim i pabesueshem. Kemi udhetuar tej mase edhe kur nuk kishim asnje kokerr leku ne xhep, sepse ishim te etur per te njohur kete vend te ri qe na kishte pritur e kete bote qe e ndjenim tonen ne çdo cep te saj. Per ne udhetimi ishte shpesh sinonim miqsh, sebep per ti takuar miqte e vjeter ose per te njohur miq te rinj. Vende dhe njerez per ne ishte nje binom i pandashem.