Muzike
Shpesh i kalonim mbremjet duke kenduar ne kupe te qiellit, duke kercyer si te çmendur mes nesh ose me femijet ose ne kerkim te kengeve te reja. Na pelqente gjithçka nga pop-i, tek kenget popullore shqiptare, rock and roll, jazz ecc. Per diten e Shqiperise gjate nje panairi mes kombeve te femijeve qe ishin tek kopshti i Eneas, perveç se pergatitem nje kend me Flamurin kuq e zi e materiale te tjera, Ajo filloi ti mesonte femijeve dhe edukatoreve Vallen Tropojane duke kercyer si shtojzavalle mes femijeve
te mahnitur.
Per Dasmen tone zgjodhem disa nga kenget ne menyre maniakale duke zgjedhur edhe sekonden ne te cilen duhet te fillonte ose mbaronte
kenga…keshtu ishim gatuar
Gjate studimeve te larta, Universiteti kishte organizuar nje seri takimesh muzikore midis te cilave edhe me nje muzikant rus qe i binte pianos ne menyre te magjishme e ishte edhe shume i lezetshem. Tregonte, duke qeshur, qe ruset arrinin te ishin muzikante me te mire se amerikanet pasi sterviteshin shume me teper mqs nuk kishin nevoje te kalonin ore te tera ne supermarket per te zgjedhur djathin qe me shume i pelqente, por zbrisnin tek dyqani ushqimor poshte shtepise i cili kishte nje lloj te vetem djathi. Ne u kthyem nga njeri-tjetri e duke qeshur ulem syte drejt qeseve te pazarit, ku sapo kishim kaluar nje ore per te zgjedhur mes tipeve te djathrave 🙂 Kurse nje here tjeter erdhi e mrekullueshmja Cristina Zavalloni qe ju ftoj ta degjoni, me shume sharm.
Bon Jovi – It’s my life i pelqente gjithmone tej mase dhe fjalet duket sikur jane te shkruara per te.